Maqedoni

Xanakopulos: Marrëveshja për emrin varet nga Shkupi

27.02.2018 18:29

“Vendi fqinj është ai që duhet të tregojë vullnet dhe disponim për marrëveshje, në të kundërtën nuk do të ketë zgjidhje për kontestin e emrit”....

“Vendi fqinj është ai që duhet të tregojë vullnet dhe disponim për marrëveshje, në të kundërtën nuk do të ketë zgjidhje për kontestin e emrit”,- ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, për televizionin grek "Alfa".

I pyetur rreth qëndrimit të fundit të kryeministrit të Maqedonisë për "Shpigel" dhe Eronjuz" se nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, zëdhënësi i qeverisë greke tha se pozicionet dhe parakushtet greke janë të qarta se si mund të arrihet zgjidhja.

"Ne kemi treguar cilat janë parakushtet që të arrihet zgjidhje. Prej këtu, nëse fqinjët tanë kanë disponim dhe vullnet të shkojmë përpara, të drejtohemi drejt një zgjidhjeje reciproke të pranueshme, ne jemi të hapur dhe e kemi treguar këtë, nëse jo, nuk do të ketë zgjidhje",- tha Dimitris Xanakopulos.

“Qëndrimet e kryeministrit Zaev për mosndryshim të kushtetutës dhe identitetin kanë shkaktuar pakënaqësi në Athinë”,- shkruan gazeta "Katimerini". “Seria e deklaratave të pushtetit të vendit fqinj i ka penguar Athinës në vazhdimin e planifikimit të vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxiasit, në Shkup, në ditët e ardhshme",- shkruan "Katimerini".