Arktik, temperaturat e larta kanë shënuar rekord

27.02.2018 18:34

Derisa Ballkani dhe Europa këtyre ditëve po përballen me temperatura shumë të ulëta....

Derisa Ballkani dhe Europa këtyre ditëve po përballen me temperatura shumë të ulëta, në të njëjtën kohë, në rajonin e Arktikut temperaturat e larta kanë shënuar rekord.

Në Polin e Veriut kohët e fundit është regjistruar dimri më i ngrohtë ndonjëherë. Shkencëtarët kanë thënë se “është një anomali ngritja e temperaturave në 30 gradë celsius”. Temperatura të tilla të larta mendohet të kenë ndodhur edhe më herët. “Temperaturat pozitive pranë Polit të Veriut në dimër mendohet se kanë ndodhur gjatë katër dimrave midis viteve 1980 dhe 2010”,- ka thënë për AFP-në Robert Graham, një shkencëtar i klimës në Institutin polar norvegjez.

Zhvendosjet e ajrit të ngrohtë mbi Polin e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Shkencëtarët besojnë se reduktimi i akujve në Oqeanin Arktik po lejon ujin e ngrohtë të çlirojë nxehtësi në atmosferë, duke bërë që ngjarje të tilla të përsëriten gjithnjë e më shumë.