Pushojnë reshjet, normalizohet situata në Kërçovë

27.02.2018 19:21

Me intervenimin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, akset rrugore në drejtim të Gostivarit dhe Ohrit....

Me intervenimin e NP “Rrugët e Maqedonisë”, akset rrugore në drejtim të Gostivarit dhe Ohrit janë pastruar dhe gjatë ditës së sotme është hequr ndalesa e qarkullimit për automjetet e tonazhit të rëndë.

Në qytetin e Kërçovës janë pastruar të gjitha rrugët dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa pengesa, ndërsa gjatë ditës së sotme ekipet e NP “Komunalec” janë angazhuar edhe në pastrimin e borës në rrugicat e lagjeve të qytetit.

Pengesa në qarkullimin rrugor hasen vetëm në rrugët e vendbanimeve malore ku banorët vendor kanë reaguar për neglizhencën e kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve në kushtet e dimrit.

Pas intervenimit të ekipeve të EVN-së janë sanuar të gjitha defektet që u shkaktuan nga reshjet e djeshme të borës, dhe tani është kthyer normaliteti i furnizimit me rrymë elektrike edhe në fshatrat e zonave malore të komunës së Kërçovës.( Shaban Dalipi, TVM2)