Ukrainë, 14 policë të lënduar në protesta

27.02.2018 19:35

14 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit anti-qeveritarë në Kiev të Ukrainës...

14 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit anti-qeveritarë në Kiev të Ukrainës. Policia njoftoi se përleshjet ndodhën pasi policët ndaluan protestuesit që të djegin goma në afërsi të ndërtesës së Parlamentit.

Ata thonë se protestuesit filluan të gjuanin policinë me gurë dhe koktej molotovi.

Në seancën plenare të mbajtur sot, ligjvënësi ukrainas, Anton Herashcheko, tha se përleshjet janë “provokim” dhe akuzoi partinë opozitare, Lëvizja e Forcave të Reja, për organizimin e protestave.

Kjo parti, që udhëhiqet nga ish-presidenti gjeorgjian, njëherësh ish-guvernator i rajonit Odesa të Ukrainës, Mikheil Saakashvili, ka mohuar përfshirjen në këto protesta.