Nigeri, ushtria liroi 1.100 persona nga “Boko Harami”

27.02.2018 20:10

Ushtria nigeriane ka liruar më shumë se 1.100 persona....

Ushtria nigeriane ka liruar më shumë se 1.100 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, të cilët terroristët nga “Boko Harami” i kanë mbajtur në robëri në afërsi të Kamrunit.

Zëdhënësi i ushtrisë kumtoi se ushtarët kanë vrarë rreth 35 pjesëtarë të “Boko Haramit” gjatë sulmit të djeshëm dhe kanë konfiskuar sasi të madhe të armëve.

Ushtria nigeriane dje pranoi se 110 vajza konsiderohen të zhdukura, pothuajse një javë pasi ekstremistët e “Boko Haramit” e kanë sulmuar qytetin në të cilin kanë jetuar.