Protesta në Shkup kundër ndryshimit të emrit dhe ligjit për gjuhët

27.02.2018 20:27

Me një marsh protestues të filluar para selis së BEsë në Shkup që përfundoi para kuvendit republikan....

Me një marsh protestues të filluar para selis së BEsë në Shkup që përfundoi para kuvendit republikan, u kërkua ndërprerja e negociatave me Greqinë, por edhe tërheqja e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, anulimi i marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimi i të burgosurve për shkak të incidenteve të 27 prillit në Kuvend. Protestuesit fajsuan për presion ndaj Maqedonisë vendet fqinje por edhe BE-në dhe NATO-n dhe paralajmëruan se nëse nuk ndërpritet presioni do të kërkojnë përkrahje nga Rusia dhe vendet tjera anëtare të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara.

“Kërkojmë ndërprerjen e presionit nga Greqia, Bullgaria Shqipëria, SHBA-të, BE dhe NAto me qëllim të ndryshimit të emrit të shtetit dhe identitetit kombëtar. Kjo paraqet shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe kushtetutës së Maqeonisë. Kjo apraqet veprën më të rëndë penale tradhti.Nëse BE dhe NATO vazhdojnë me përzierje të ashpër në punët e brendëshme të republikës maqedonasit në botë dhe atdhe kërkojnë ndihmë nga të gjitha vendet anëtare të këshillit të sigurimit të OKB-së” – tha Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas.

Protesta është organizaur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase , All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut,  Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqata e Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqata Patriotike Maqedonase. Në protestë ishte i pranishëm edhe Peshkopi Agatangel dhe klerik të tjerë. (Besim Abdullahu, TVM2)