Siri, nuk respektohet armëpushimi në Guta
Kombet e Bashkuara njoftuan të martën se luftimet kanë vazhduar në rajonet lindore të Sirisë....

Kombet e Bashkuara njoftuan të martën se luftimet kanë vazhduar në rajonet lindore të Sirisë, në Guta, që mbahet nga forcat rebele.
Zona duhej të ishte në ditën e parë të asaj që u cilësua si “pushimi humanitar" i vendosur nga Rusia, për të lejuar civilët t'u shpëtojnë luftimeve.
"Është e qartë se situata në terren nuk është e tillë që autokolonat mund hyjnë apo që të kryhen evakuime mjekësore", tha zëdhënësi humanitar i Kombeve të Bashkuara Jens Laerke. Rusia dhe Siria fajësuan luftëtarët e opozitës për bombardimet që sipas tyre goditën një rrugë evakuimi si dhe disa zona në Damask, njoftime që u mohuan nga rebelët.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se Guta lindore u godit nga ajri. Si rezultat i ashpërsimit të luftimeve ditët e fundit në këtë zonë, qindra vetë kanë humbur jetën.
