Maqedoni

Në Mavrovë 96 centimetra dëborë, - 11 gradë në Gjurishtë

28.02.2018 09:05

Më ftohtë në Maqedoni në mëngjesin e sotëm është në Gjurishtë, ku janë matur -11 gradë, ke me -8 vijojnë Pozharani dhe Mavrova...

Më  ftohtë në Maqedoni në mëngjesin e sotëm është në Gjurishtë, ku janë matur -11 gradë, ke me -8 vijojnë Pozharani dhe Mavrova, ku ka 96 centimetra dëborë. Minus shtatë gradë janë matur në Shkup Petrovec, Berovë, Llazaropole, Krushevë dhe Tetovë, -6 në Kriva Pallankë dhe Shtip, -5 në Vinicë, Dibër dhe Shkup,  -3 në Demir Kapi, Topollçan dhe Pretor, -2 në Ohër, -1 në Prilep dhe Manastir, zero në Gjevgjeli, Strumicë dhe Dojran.
 
Trashësia  e dëborës në Llazaropole, arrin 85 centimetra, 65 në Krushevë, 60 në Pozharan, 36 në Gjurishtë, 35 në Tetovë, 30 në Dibër, 25 në Dhkup Petrocec...
 
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë me periudha të diellit dhe me reshje të dobëta dhe lokale nga dëbora. Në pjesët e skajshme perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare, në viset më të larta dhe ato malore era do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura më e lartë gjatë ditës do të arrijë nga -3 deri në 3 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira me kushte për dëborë. Temperatura do të arrijë rreth zero gradë.
 
Sipas DPHM, deri nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me periudha të shkurtra me diell. Nesër do të fryjë erë mesatare, në viset më të larta dhe ato malore erë e përforcuar veriore, ndërsa paradite në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë dëborë të dobët. nesër në orët e mëngjesit, për shkak të kthjellimit të motit, temperaturat do të jenë shumë të ulëta, në disa vende do të zbresin nën -10 gradë. Ndërkaq të premten do të kalojnë në shi, por lokalisht do të ketë kushte edhe për shi të ngrirë./mia