Botë

Mej: Të parandalohet shitja dhe eksploatimi i njerëzve përmes internetit

28.02.2018 11:22

Kompanitë e Internetit duhet të bëjnë më shumë që ta ndërpresin robërimin modern...

Kompanitë e Internetit duhet të bëjnë më shumë që ta ndërpresin robërimin modern, gjegjësisht shitjen e njerëzve të eksploatuar përmes internetit, deklaroi kryeministrja britanike Thereza Mej, në momentin kur Britania e Madhe planifikon t'i përforcojë orvatjet në luftën kundër trafikantëve me njerëz që punojnë onlajn.
 
"Kompanitë e internetit nuk guxojnë të qëndrojnë anash derisa platformat e tyre shfrytëzohen për lehtësim në keqpërdorimin e fëmijëve dhe robërimit modern", deklaroi Mej para mbledhjes së sotme të grupit punues kundër robërimit.
 
Kryeministrja britanike përmendi se ueb kompanitë munden dhe do të duhet të bëjnë më tepër që të parandalojnë që materiali i ndërlidhur me trafikimin e njerëzve të paraqitet në platformat e tyre.
 
Grupi punues britanik kundër robërimit - në të cilin janë të anëtarësuar ministra, funksionarë të policisë dhe shefa të shërbimeve të inteligjencës - shfrytëzon teknologji të reja dhe analiza të të dhënave që të vërtetojë cila taktika i shfrytëzojnë trafikantët me njerëz dhe të zbulojë viktima të robërimit, kumtoi Qeveria britanike.
 
Eksploatimi seksual është rreth gjysma nga të gjitha rastet e robërimit modern në Britaninë e Madhe, me ç'rast kriminelët reklamojnë shumë viktima në internet faqet për të moshuarit, qëndron në kumtesën e Kabinetit të kryeministres Mej.
 
Nga Britania e madhe dhe SHBA-ja, e deri në Indi dhe Filipine, numër gjithnjë e më i madh bëhen viktima të onaljn trafikimit, shpesh përmes rrjeteve sociale dhe Internet faqeve për reklama, siç është Bekpejxh (backpage.com), theksojnë luftëtarët kundër robërisë.
 
Britania e Madhe vlen si lidere në përpjekjet globale për luftë kundër robërimit, ndërsa në vitin 2015 miratoi Ligje për robërim modern./mia