Botë

Temperaturat e ulët pezullojnë mësimin në Kosovë

28.02.2018 11:42

Për shkak të motit të keq që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta...

Për shkak të motit të keq që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës nuk do të mbahet mësim.
 
Vendimi, siç citojnë mediat kosovare,  është marrë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi
 
Sipas Ministrisë dikasteriale kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me drejtoritë komunale të arsimit./mia