Maqedoni

Në Gostivar konfiskohet marihuanë, arrestohen katër persona

28.02.2018 11:58

Në aksionin policor dje në rajonin e Gostivarit, u konfiskuan disa dhjetëra kilogramë marihuanë...

Për tregti të paligjshme dhe posedim të lëndëve narkotike dyshohen katër persona. 
 
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për sasi prej 60 kilogramësh marihuanë, e cila është zbuluar në një automjet nga Mavrova.
 
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës do të dalë me më tepër informacione./mia