Kontesti rreth emrit, Boshnjakovski: Bisedojmë në tryezë, jo përmes mediave
Qeveria vlerëson se ka një optimizëm të madh sa i përket zgjidhjes së kontestit rreth emrit....

Qeveria vlerëson se ka një optimizëm të madh sa i përket zgjidhjes së kontestit rreth emrit. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se qëndrimet tanimë janë përafruar, ndërsa në tavolinë ekziston dokument në bazë të të cilit bisedohet. Boshnjakovski përsëriti qëndrimin e Qeverisë se nuk po negocionohet për identitetin dhe përkujtoi se bisedimet zhvillohen në tryezë e jo përmes mediave.
"Nuk kemi dyshim te qëndrimet tona, ju lutem ndiqni me kujdes lajmet e sakta dhe të vërteta të cilat i japim për opinionin, të cilat i jep kryeministri dhe ministri i jashtëm edhe unë si zëdhënës i qeverisë. Optimizmi është ende në nivel të lartë, bisedimet vazhdojnë. Ne nuk bisedojmë nëpërmjet mediave, nuk japim porosi nëpërmjet mediave, por japim drejtime në kuadër të asaj se definitivisht qëndrimet janë përafruar, në tavolinë ka dokument në bazë të cilit bisedohet. Zgjidhja është e qartë se si duhet të jetë. Nuk përjashtojmë asgjë derisa po zhvillohen bisedimet dhe secilin informacion e shpërndajmë me ju. Presim vizitën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kocijas. Punët po shkojnë në dinamikën e paraparë",- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Maqedonia është para momenteve të rëndësishme, që përfshijnë jo vetëm zgjidhjen e emrit, por edhe reformat që kërkohen nga Brukseli.
Për këtë duhet angazhim i të gjitha partive politike, por zëdhënësi Boshnjakovski nuk deshi të flasë nëse ekzekutivi do të zgjerohet me opozitën shqiptare, PDSh-në dhe Besën e Afrim Gashit, e as se kur do të plotësohen vendet e zbrazëta në ekzekutiv të mbetura pas daljes së Aleancës nga qeveria. (Ersan Pajaziti, TVM2)
