Maqedonia edhe pak nën “darën” e acarit, temperaturë në minus 15 gradë gjatë natës
Reshjet e borës përfunduan për këtë javë, por i ftohti ende nuk e ka ndërmend të largohet....

Reshjet e borës përfunduan për këtë javë, por i ftohti ende nuk e ka ndërmend të largohet. Gjatë natës së sotme, e sidomos në orët e para të mëngjesit, temperaturat do të ulen në minus 15 gradë, pra nesër në mëngjes duhet të bëjmë kujdes kur ecim në vende me borë, pasi ajo do të ngrijë gjatë natës.
Gjithsesi, qyteti i Shkupit ka hedhur vetëm mbrëmë 288 ton kripë në të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë nën kompetenca të qytetit. "Higjiena Komunale" dhe "Parqet dhe Gjelbërimi" kanë intervenuar me 125 punëtorë dhe mekanizëm në pastrimin e trotuareve dhe zonave publike.
Një lajm lehtësues për këto shërbime. Meteorologët paralajmërojnë në ditët në vijim reshje shiu dhe rritje të ndjeshme të temperaturave që do të ndihmojnë në shkrirjen e borës.
