Ligji për gjuhët, VMRO nuk tërhiqet: Të diskutohen amendamentet, sipas rregullores
Nga VMRO thonë se në grupet e punës nuk është diskutuar për Ligjin për gjuhët, e në këtë drejtim nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimeve të tyre....

VMRO vlerëson se Ligji për gjuhët kapërcen Kushtetutën, i njëjti është i paimplementueshëm në praktikë dhe si i tillë do të ndikonte në kohezion më të madh të shoqërisë në Maqedoni, duke sjellë rrezik të madh me pasoja afatgjata.
Qëndrimi i VMRO-së është i qartë, nuk mund të përsëritet gabimi dhe nga “kapexhiku” pa një debat të mirëfilltë me vendosjen antiligjore të flamurit europian, krah tij të sillen në procedurë të shkurtuar zgjedhje të tilla kaq të ndjeshme. VMRO kërkoi që ligji të tërhiqet e të nxirret në një debat të gjerë me pjesëmarrje ekspertësh, kur kjo nuk u pranua, propozuam amendamente për të korrigjuar përmbajtjen e kontestueshëm. Presin që kuvendi të respektojë rregulloren dhe Ligjin për kuvendin e të diskutojë rreth amendamenteve të propozuara, thonë nga VMRO-DPMNE.
