Maqedoni, sekuestrohen 143 kg marihuanë në dy aksione

28.02.2018 18:04

Në dy aksione të veçanta, MPB kapi mbrëmë 143 kg marihuanë....

Në dy aksione të veçanta, MPB kapi mbrëmë 143 kg marihuanë. Në aksionin e parë janë kapur 55 kg marihuanë me një vlerë tregu prej 150 mijë eurosh. Janë arrestuar 7 persona, 6 shtetas të Maqedonisë dhe një nga Shqipëria.

Droga u kap në afërsi të vendit Hanete të Mavrovës, në rrugën Dibër – Gostivar, njoftuan sot nga MPB.

Dy persona kishin detyrë të merrnin drogën nga shtetasi shqiptar, më pas sasinë ua dorëzonin 4 personave nga Studeniçani, të cilët të njëjtën duhej ta dërgonin deri në Selanik.

Në rastin e dytë, në vendkalimin kufitar në Deve Bair, gjatë kontrollit në një mjet motorik u gjendën 88 kg marihuanë. Policia arrestoi shoferin që edhe në këtë rast është një shtetas nga Shqipëria.