Mundësitë për investime të huaja, biznesmenë nga Arabia Saudite skenojnë tregun

28.02.2018 19:51

Biznesmenë arabë tashmë tre ditë po skenojnë mundësitë e investimit në vendin tonë....

Biznesmenë arabë tashmë tre ditë po skenojnë mundësitë e investimit në vendin tonë.

Industria e naftës, ajo ushqimore dhe industria farmaceutike janë detektuar si sektorët ku mund të investojnë kapitalin e tyre. Nga Oda Ekonomike thonë se po punohet tashmë një kohë të gjatë për shtrirjen e tregut në lindjen e afërt. Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Arabisë Saudite është vetëm 10.7 milionë dollarë. Branko Azevski nga Oda Ekonomike thotë se “me hapjen e mundësive të reja investuese, hapet një treg tërësisht i ri i domosdoshëm për prodhimet tona”. Konsulli i nderit i Maqedonisë në Arabinë Saudite premton hapjen e përfaqësive edhe në Kuvajt, Irak dhe Oman.

Sipas tij, afaristët shpresojnë për investime konkrete për ndërtimin e urave mes bashkësive të biznesit të të dy vendeve.

Delegacioni arab është takuar edhe me kryeministrin Zaev dhe ministrin e ekonomisë, Kushtrim Bekteshin,  për të diskutuar pikërisht politikat ekonomike dhe mundësitë për investime.