Moti në Ballkan dhe Europë, nga temperaturat e ulëta 46 të vdekur
Mot me temperatura të ulëta dhe reshje të borës po mbretëron edhe në vendet ballkanike dhe në një pjesë të madhe të Europës...

Në Shqipëri dhe Kosovë, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, me vendim të Ministrisë së Arsimit është ndërprerë mësimi.
Enti Hidrometeorologjik i Serbisë për sot e deri të dielën ka shpallur meteo-alarm të kuq që do të thotë se parashikohen “veçanërisht dukuri të rrezikshme të motit”, pasi temperaturat janë ulur deri në minus 20 gradë celsius.
Pikërisht për shkak të temperaturave të ulëta, aeroporti në Gjenevë sot është mbyllur. Ndërsa vala e të ftohtit në Europë është shkaku i vdekjes së më së paku 46 njerëzve, njofton AFP.
Pjesa më e madhe e viktimave janë të pastrehë. Vala e të ftohtit është shkak i vdekjes së 18 personave në Poloni, gjashtë në Çeki, pesë veta në Lituani, katër në Francë dhe Slloveni, dy në Itali, Rumani, Serbi dhe Slloveni dhe një në Holandë.
Në Estoni i ftohti është shkak për shtatë raste të vdekjes gjatë këtij muaji. Nga fillimi i valës së të ftohtit, jetën e kanë humbur së paku tetë persona pa vendbanim të përhershëm – nga tre në Francë dhe Çeki dhe dy në Itali.
