Projekti “Dhuro libër”, do të ndihmojë familjet sociale
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Postat e Maqedonisë, paralajmëron fillimin e projektit “Dhuro Libër”……..

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Postat e Maqedonisë, paralajmëron fillimin e projektit “Dhuro Libër”. Ky projekt ka për qëllim tu ndihmojë qytetarëve me gjendje sociale dhe personave me më pak të ardhura, që të kyçen bashkërisht, qytetarë dhe institucione, që tu ndihmohet atyre që kanë më shumë nevojë.
“Ideja kryesore e projektit është që secili që ka mundësi të dhurojë libër, të njëjtën ta dërgon në filialet e Postave të Maqedonisë, te Qendra për Punë Sociale ose te kopshtet e fëmijëve. Librat që do t’i donojnë qytetarët, kompanitë dhe institucionet, do të shërbejnë apo do të jenë në interes të fëmijëve pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, anëtarëve prej familjeve të rrezikuara sociale dhe atyre që gjendja materiale nuk u lejon të blejnë një libër të ri”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
“Postat e Maqedonisë do të bëjnë pranim të këtyre librave dhe të njëjtat do të evidentohen sipas koordinimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Librat do të mblidhen në një Qendër, ku më vonë do të dërgohen në adresat e qytetarëve të interesuar që dëshirojnë të marrin libër”- theksoi drejtori i Postave të Maqedonisë, Goce Bobolinski.
Ky shërbim, do të realizohet përmes parimit “Kush i pari do të telefonojë, ai i pari do të shërbehet”. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
