Botë
Hezbollahu ka krijuar video lojë për luftërat në Siri
01.03.2018 10:57
Lëvizja shiite libaneze Hezbollah publikoi video lojë ushtarake të krijuar në luftën e Sirisë...

Heroi kryesor në lojë është Ahmed, i cili me armë në dorë dhe granata në bel hyn nga njëra betejë në tjetrën në territorin sirian.
Lëvizja islamiste, e cila në betejën siriane merr pjesë në anën e presidentit Bashar al Asad kundër kryengritësve dhe xhihadistëve, ka organizuar edhe ceremoni në Bejrutin Jugor në të cilën e prezantoi lojën "Mbrojtja e shenjtë - Mbroje atdheun dhe vendet e shenjta".
Lojën e reflekton "përvoja siriane e Hezbollahut në Siri", thotë njëri nga autorët, Hasan Alam nga reparti për media elektronike të lëvizjes. Ai repart zhvillon video lojëra lidhur me luftën e Hezbollahut kundër Izraelit në territorin libanez.
Loja do të shitet për pesë dollarë dhe kryesisht është destinuar për përkrahësit e rinj të lëvizjes shiite.
