Maqedoni

Nesër pa rrymë pjesë të komunave Butel dhe Kisella Vodë

01.03.2018 11:53

Për shkak të intervenimit në elektrorrjetin distributiv nesër pa rrymë do të jenë pjesë nga komunat Butel dhe Kisella Vodë...

Në periudhën prej orës 08:30 e deri në ora 15:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës "Aleksandar Urdarevski", në rrethinën e firmës "Vince komerc" në komunën e Butelit.
 
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 deri në ora 10:30 do të kenë edhe shfrytëzuesit nga një pjesë e lagjes Kisella Vodë./mia