Maqedoni

Zaev në Sofje, në takimin e punës të kreut të KE-së, Junker

01.03.2018 12:11

Kryeministri, Zoran Zaev, sot në Sofje do të marrë pjesë në takimin e punës të kryetarit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker...

Kryeministri, Zoran Zaev, sot në Sofje do të marrë pjesë në takimin e punës të kryetarit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit është kryesuesi aktual me BE-në, me shefat e shteteve dhe qeverive nga Ballkani Perëndimor.

Temë e takimit janë mundësitë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe përmirësimit të lidhjes së ndërsjellë.

Në takim do të marrë pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Svetozar Markoviq, si dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anëtari i presidencës të BeH-së, Dragan Çoviq, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe eurokomisari për zgjerimin dhe politikën fqinje, Johanes Han.