Putin: Rusia të përqendrohet në standardin jetësor
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia duhet të përqendrohet në rritjen e standardit jetësor për qytetarët e saj...

Në fjalimin drejtuar kombit, Putini tha se Rusia duhet të bëjë përparim teknologjik për t'i vënë themelet e zhvillimit të ardhshëm.
Ai paralajmëroi se Rusia rrezikon "të humbë sovranitetin e saj" nëse dështon të ecë përpara ekonomikisht. Ai po ashtu tha se duhet bërë më shumë për të luftuar varfërinë, duke theksuar se 20 milionë rusë aktualisht jetojnë nën nivelin zyrtar të varfërisë.
Presidenti rus tha se vendi i tij duhet të bëjë hapa edhe në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
Në lidhje me ushtrinë, Putin tha se Rusia po e përmirëson infrastrukturën e saj në rajonin e Arktikut për të mbrojtur interesat e saj.
Fjalimi i tij vjen disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit në Rusi, të cilat pritet t'i fitojë Putini.
