Botë
Në Sllovaki arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e gazetarit Kuciak
01.03.2018 12:50
Policia sllovake arrestoi dy persona të cilët kanë planifikuar të furnizojnë armë dhe të shkojnë në fshatin Velka Maça...

Policia sllovake arrestoi dy persona të cilët kanë planifikuar të furnizojnë armë dhe të shkojnë në fshatin Velka Maça më 23 shkurt dhe të cilët ndërlidhen me vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarën e tij, kumtoi një përfaqësues policor.
Siç paraprakisht transmetoi MIA, policia pardje ka kryer bastisje në shtëpitë e personave, të cilët paradokohe kanë qenë të dyshuar për tregti me drogë. Bastisjet janë kryer në afërsi të fshatit Velka Maça. Së pari u kumtua se në operacion u arrestua një i dyshuar për të cilin supozohet se është i lidhur me vrasjen. Janë konfiskuar 160 gramë nga droga Pervetin, armë të ftohta dhe armë zjarrit, të cilat janë dërguar në ekspertizë balistike.
Trupat e Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij të dielën janë gjetur në banesën e tyre në Velka Maça, ndërsa supozohet se janë vrarë pasi ka hetuar akuza për pagesa joligjore të fondeve të BE-së përmes mashtrimeve tatimore, ku janë involvuar shtetas sllovakë dhe italianë të lidhur me mafian italiane Ndrangeta.
Mijëra njerëz mbrëmë u tubuan në qendër të Bratisllavës që të mbajnë marsh komemorativ në shenjë të kujtimit të gazetarit të vrarë. Pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur qirinj, transparentë dhe fotografi të gazetarit.
Tubimin e organizoi partia opozitare Njerëz të Zakonshëm dhe ka kaluar në qetësi. Për nesër u paralajmërua edhe një marsh protestues, të cilin do ta organizojnë gazetarë dhe organizata civile./mia
