Maqedoni

AShAAVM: në media mungojnë temat e barazisë gjinore

01.03.2018 15:58

Pas miratimit të Ligjit për mundësi të barabarta mes femrave dhe meshkujve...

Pas miratimit të Ligjit për mundësi të barabarta mes femrave dhe meshkujve, Agjencia për shërbime audiovizuele angazhoi Institutin për shkenca shoqërore dhe humane për të analizuar përmbajtjet e lajmeve dhe praninë e kronikave të barazisë  gjinore në edicionet e lajmeve.
 
Nga gjithsej 7 media, u konstatua se shumë pak trajtohen temat që kanë të bëjnë me barazinë gjinore edhe atë nga 973 ngjarje vetëm në dy prej tyre e kanë trajtuar temën e barazisë gjinore, si dhe në kronika 80% prej bashkëbiseduesve janë meshkuj, duke ngushtuar hapësirën mediale për prononcim të femrave.
 
“Nga fillimi i hulumtimit në vitin 2012 deri më tani nuk ka ndryshim andaj, në të ardhmen duhet të ketë më shumë tema që trajtojnë barazinë gjinore, të merren më shumë bashkëbiseduese femra në kronika, sepse mediat kanë rol të rëndësishëm në afrimin e vlerave dhe barazisë mes meshkujve dhe femrave”,- theksoi Viktorija Borovska nga Instituti për hulumtime shoqërore.
 
Po ashtu Agjencia do të realizojë fushatë mediale kundër seksizmit që ka për qëllim të tejkalohen stereotipat e tilla.
 
“Në hulumtimet e bëra gjatë viteve 2012-2016 u konstatua se seksizmi tek femrat në media është më i përfaqësuar te emisionet rekreative dhe kronikat në lajme ku prezantohen stereotipa të tilla. Shpresojmë se këta spote do të shkaktojnë debat në opinion, por ne do të jemi të kënaqur edhe nëse kuptohet termi seksizëm”,- u shpreh Zoran Trajceski nga Agjencia për shërbime audiovizuele. 
 
Mediat kanë përgjegjësi për realitetin që ofrojnë, andaj këto rekomandime duhet përçuar deri tek opinion i gjerë, vlerësojnë përfaqësuesit e Agjencisë për shërbime audiovizuele.
 
FLUTURA LATIFI