KÇZE vendosi: Ajdari në kushtetuese, Solev dhe Ilievski në KPP
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërime në Kuvendin Republikan....

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërime në Kuvendin Republikan konstatoi propozimet për zgjedhjen e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese dhe dy anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Naser Ajdari - jurist i diplomuar dhe prokuror shtetëror, u propozua gjykatës i ri në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ish-gjykatësi, Angel Solev, dhe avokati, Angele Ilievski, u propozuan për anëtarë të rinj të Këshillit për Prokurorë Publikë.
Për kandidatët e propozuar të Komisionit nuk kishte debat. Deputetët e VMRO-DPMNE nuk morën pjesë në punën e Komisionit, por përmes një kumtese për media u ankuan se shumica parlamentare po shfrytëzon mungesën e tyre, siç thonë, për partizimin që kësaj radhe po bëhet në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin për Prokurorë Publikë.
“Zgjedhja e Naser Ajdarit, funksionar i BDI-së, në vendin e zbrazët në Gjykatën Kushtetuese dhe zgjedhja e Angell Solevit dhe Angele Ilievskit, që sipas shkrimeve të mediave janë anëtarë të komitetit juridik të LSDM-së, paraqet partizim klasik të këtyre dy organeve”,- theksohet në kumtesë.
