Mickovski në OEM, Azevski: VMRO të mos i bllokojë ligjet për ekonominë

01.03.2018 17:48

Kryetari i OEM-së, Branko Azeski, në takim e realizuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovskin....

Kryetari i OEM-së, Branko Azeski, në takim e realizuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovskin, ka kërkuar që VMRO të mos i bllokojë ligjet që i referohen ekonomisë dhe që ndikojnë në ambientin ekonomik  me qëllim që të mos pengohet procesi i zhvillimi ekonomik i vendit.

“I kërkuam në emër të komunitetit më të rëndësishëm të biznesit në vend, ligjet ekonomike në Kuvend dhe ligjet që ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve të marrin mbështetje dhe prioritet, pavarësisht trazirave politike dhe pikëpamjeve të ndryshme në vend, për arsye se mendojmë është mirë për të gjithë të mos pengohet procesi i zhvillimit ekonomik i vendit”,- deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Mickoski tha se udhëheqësia e re e VMRO-DPMNE-së është duke e përgatitur një program ekonomik, ndërsa versioni final do të jetë në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

“Si një udhëheqësi e re, ne i prezantuam angazhimet tona dhe planet për mënyrën se si do të veprojmë ekonomikisht në të ardhmen dhe cilat politika ekonomike partia jonë ka në plan t'i paraqesë para publikut. Versioni përfundimtar i këtyre politikave do të miratohet në bashkëpunim edhe me kërkesat e komunitetit të biznesit”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Sipas Mickovskit, në nëntë muajt e fundit Maqedonia ka shënuar rezultate të këqija si në aspekt të investime ashtu edhe në atë të prodhimtarisë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)