Kërkohet dorëheqja e Antikorrupsionit, Remenski: Nëse nuk dorëhiqen, do t’i shkarkojmë

01.03.2018 18:51

Shumica parlamentare ka ftuar anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit...

Shumica parlamentare ka ftuar anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit menjëherë të japin dorëheqje, pasi Revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike ka konstatuar keqpërdorime të mjeteve. Nëse ata nuk e bëjnë një gjë të tillë, shkarkimin e tyre do ta iniciojë Kuvendi, tha nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska - Remenski.

“Anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë  më kredibilitet që ta kryejnë funksionin as edhe një ditë më  shumë. Nëse anëtarët e antikorrupcionit nuk japin dorëheqje të menjëhershme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si organ kompetent për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit, do të iniciojë procedurë për shkarkimin e Komisionit”,- theksoi nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski.

Nuk do të ketë tolerancë për sjellje korruptive të përfaqësuesve të asnjërit institucion, tha Remenski. Kërkesa për dorëheqje vjen pas revizionit të DAP-it, e cila ka zbuluar se anëtarët e komisionit kanë keqpërdorur mjete buxhetore. (Naim Ramadani, TVM2)