ShBA, mësuesi qëllon me armë, policia heton rastin
Një mësues 53 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në shkollën e lartë “Dalton” në Atalanta....

Një mësues 53 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në shkollën e lartë “Dalton” në Atalanta. Dëshmitarët tregojnë se Jesse Randal Davidson e mbylli veten në një klasë dhe kur drejtori i shkollës u përpoq ta hapë derën, mësuesi qëlloi me armë një dritare të jashtme.
Një student ka pësuar dëmtim të kyçit gjatë evakuimit, por nuk ka të tjerë të lënduar.
“Isha shumë afër. Ishte ne klasën afër klasës tonë, dëgjonim ulërimat e studentëve të tjerë. Dëgjuam të shtëna me armë, por ai u kishte thënë studentëve të tjerë të largoheshin nga klasa para tij”,- tha një student.
“Unë për momentin jam shumë i shqetësuar. Sapo shkova të punoja këtë mëngjes dhe vajza ime më merr ne telefon dhe thotë se në shkollë të saj ishte një person me revole”,- tha një prind.
“Mendova se një nga fëmijët e mi ishte lënduar. Unë nuk mund të përballoj humbjen e fëmijëve të mi, kështu që menjëherë u largova nga puna dhe erdha në vendngjarje”,- theksoi një prind.
Davidson ka qenë mësues në këtë shkollë që nga viti 2004. Ai është paraburgosur dhe akuzohet për sulm të rëndë, armëmbajtje pa leje në ambientet e shkollës, kërcënim terrorist, sjellje të pamatur, posedim të një arme zjarri gjatë kryerjes së një krimi dhe ndërprerjen e mësimit në një shkollë publike. (Sevdie Omeroviq, TVM2)
