Maqedoni
Seancë gjyqësore për “Sopotin”
02.03.2018 09:16
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “Sopoti”...

Në të duhet të prononcohen pesë persona zyrtarë të policisë. Gjykimi për “Sopotin”, për shkak të ndërrimit të Këshillit Gjyqësor muajin e kaluar, filloi nga fillimi.
Gjashtë nga dhjetë të akuzuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në gjykim janë prononcuar se e kuptojnë aktakuzën dhe se qëndrojnë në atë që e kanë thënë në seancat paraprake.
Katër të akuzuar do të gjykohen në mungesë, sepse nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes.
Rasti “Sopoti” filloi në viti 2003 si kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm.
Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopoti” PPS-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast.
