Botë

Një vajzë e humbi jetën gjatë sulmit vetvrasës në Kabul

02.03.2018 09:53

Një vajzë e humbi jetën, ndërsa gjashtë persona u lënduan në mëngjes gjatë shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin afgan, Kabul...

Shefi i policisë, Bismalla Taban deklaroi se shkak për shpërthimin është sulm vetvrasës.
 
Shpërthimi ka ndodhur në pjesën lindore të Kabulit në afërsi të automjetit, i cili u ka takuar punëtorëve të huaj, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 
Incidenti ka ndodhur në afërsi të rajonit ku gjenden ambasadat dhe përfaqësitë e organizatave ndërkombëtare.
 
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ka ndodhur vetëm dy ditë pasi presidenti afgan Ashraf Gani ka propozuar negociata paqesore me talebanët./mia