Azerbajxhan, zjarr në qendrën e rehabilitimit, 26 të vdekur
Një zjarr ka shpërthyer në një qendër të rehabilitimit të drogës në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku...

Një zjarr ka shpërthyer në një qendër të rehabilitimit të drogës në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave.
Pamjet televizive treguan flakë nëpër dritaret e mbyllura të ndërtesave të njëkatëshe.
Katër persona u dërguan në spital. 31 persona në qendër arritën të shpëtohen në kohë.
Zjarri që ra në mbrëmje për shkaqe ende të panjohura, u favorizua nga era e fortë dhe përfshiu të gjithë ndërtesën.
Zjarrfikësit luftuan rreth tre orë me stuhinë e zjarrtë para se të arrinin ta vinin nën kontroll.
Ndërtesa ishte ndërtuar pak kohë më parë dhe në të rehabilitoheshin aktualisht 250 përdorues droge, por jo të gjithë qëndronin në të edhe gjatë natës.
Qendra e rehabilitimit ishte mjaft e njohur në Azerbajxhan. Vetëm vitin e kaluar në të aplikuan për shërim rreth 3 mijë persona.
