BASHA KRITIKON RAMËN

Basha kritikon qeverinë Rama për krim

17.07.2014 18:12

Basha, tha se dyshja Rama-Meta po krijojnë një sistem oligarkik në Shqipëri, duke bërë të kundërtën e asaj që kanë premtuar...

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka kritikuar ashpër situatën e rendit në Shqipëri, duke deklaruar se është rritur krimi, i cili është ulur këmbëkryq edhe në Parlamentin shqiptar.

Basha, tha se dyshja Rama-Meta po krijojnë një sistem oligarkik në Shqipëri, duke bërë të kundërtën e asaj që kanë premtuar.

Nisur nga kjo situatë, ai ka kërkuar ndihmë te ndërkombëtarët për shporrjen e Qeverisë, sipas tij, të inkriminuar.

Në fakt, shifrat e Policisë kanë treguar për një rritje të kriminalitetit gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, por Ministria e Brendshme ka pretenduar se nuk është rritur krimi, por zbulimi i tij. (Luljeta Ndoka, TVM2)