Maqedoni

Në Krushevë dhe Tetovë borë, në pjesët tjera të vendit shi i ngrirë

02.03.2018 11:21

Temperatura minimale në mëngjes në Maqedoni ka rënë deri në minus shtarë gradë Celsius, të matur në Pozharan...

Nën zero ka qenë edhe në Gjutishtë dhe Tetovë - minus pesë, Kriva Pallankë, Shkup dhe Topolçan minus tre, Krushevë, Vinicë, Berovë, Prilep dhe Manastir minus dy, Strumicë dhe Pretor minus një. Zero gradë Celsius është matur në Dibër dhe Shtip, një në Ohër deri dy gradë në Demir Kapi, Mavrovë dhe Gjevgjeli.
 
Reshje janë regjistruar në Krushevë një litër në metër katror, Tetovë dy, Pretor tre, Pozharan katër, Ohër gjashtë, Dibër shtatë dhe Mavrovë 11 litra në një metër katror.
 
Reshjet janë kryesisht të shiut në pjesët perëndimore,  borë në mëngjes bie vetëm në Krushevë dhe Tetovë. Në Pozharan të reshurat e shiut menjëherë ngrihen pas rënies në tokë. Fryen erë e dobët deri mesatare juglindore e cila më e shprehur është në Gjurishtë dhe në Topolçan.
 
Shtresë të borës ka në Mavrovë 69 centimetra, Krushevë 52, Pozharan 49, Gjurishtë 35, Tetovë 20, Berovë dhe Pretor 13, Ohër dhe Topolçan tetë, Shtip shtatë, Shkup dhe Kriva Pallankë gjashtë, Manastir pesë dhe Strumicë dhe Gjevgjeli një centimetër.
 
Moti sot do të jetë i vranët me reshje kryesisht të shiut. Në disa vende dhe veçanërisht në mëngjes shiu menjëherë do të ngrihet në rrugë. Në male reshjet do të jenë kryesisht të borës. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Temperatura do të arrijë prej tre deri 10 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbetet më freskët dhe me të reshura  të përkohshme të shiut, më shumë në pjesën e parë të ditës. Temperatura do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.
 
Sot të reshura më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, ku deri të shtunën në mëngjes për të dy ditët lokalisht pritet të bijnë mbi 40l/m2. Gjatë fundjavës ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme në pjesët perëndimore, ndërsa vetëm në male mbi 200 metra lartësi mbidetare do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Në pjesën tjetër të vendit mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore.
 
Të shtunën do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar perëndimore, më e cekur në jug dhe perëndim të vendit. Do të ketë ngrohje të konsiderueshme, që do të kushtëzojë shkrirje të shtresës së dëborës. Nga e hëna priten temperatura më të ulëta dhe vranësira të rritura me të reshura të reja të shiut./mia