Botë

Në Itali janë arrestuar 25 pjesëtarë të mafisë Ndrangeta

02.03.2018 11:40

Policia italiane ka arrestuar 25 përfaqësues të organizatës mafioze Ndrangeta dhe ka shkatërruar pesë tonë drogë...

Policia italiane ka arrestuar 25 përfaqësues të organizatës mafioze Ndrangeta dhe ka shkatërruar pesë tonë drogë, vlera së cilës është dhjetë milionë euro.
 
Nga 25 të arrestuarit, 11 janë mbajtur në paraburgim, mes të cilëve edhe shefa lokal mafioz, të cilët ngarkohen për organizim të kanaleve për tregti me drogë, përmes të cilave mariuhanë nga Shqipëria është dërguar në Itali dhe prej atje në Evropën perëndimore.
 
Policia italiane kumtoi se shefat e mafisë kanë vendosur kontakt me kriminelë nga Shqipëria, kanë organizuar prodhim të mariuhanës dhe narkotikëve tjerë dhe në mënyra të ndryshme e kanë sjellë në Itali. Tetë personat e tjerë janë lëshuar në arrest shtëpiak.
 
Në aksionin, përveç pesë tonë drogë, janë shkatërruar edhe katër gomone dhe kamionë./mia