Rasti i Almirit, protesta kundër padrejtësisë
Para Prokurorisë Themelore Publike do të protestohet kundër rikualifikimit të rastit për vrasjen e Almir Aliut...

Para Prokurorisë Themelore Publike do të protestohet kundër rikualifikimit të rastit për vrasjen e Almir Aliut nga vepra “Vrasje me paramendim” në “Aksident trafiku”.
Për shkak të pakënaqësisë dhe revoltës së qytetarëve nga vendimi i Prokurorisë së Lartë e cila solli vendim t’i hiqet vepra “me paramendim” të akuzuarit për vrasjen e Almirit, Boban IliçIT, qytetarë të shumtë kanë vendosur që sot të dalin dhe të protestojnë ndaj këtij vendimi eventual që mund ta marrë Prokuroria Publike.
Kundër rikualifikimit të veprës janë edhe avokatët mbrojtës për rastin. Vendimin për rikualifikim të lëndës e bëri të ditur kryeprokurori, Lubomir Joveski, në Kuvend para deputetëve.
Ai, duke u arsyetuar për këtë vendim, deklaroi se para se ai të emërohet në këtë pozitë Prokuroria e Lartë ka marrë vendim me shkrim, por se kjo lëndë ende ndodhet në procedurë në Prokurorinë Publike.
Protesta u organizuan edhe kur në opinion qarkullonin zëra se lënda e rasti të Almirit mund të rikualifikohej.
Pas këtyre zërave, përmes rrjeteve sociale, qytetarët u organizuan për të shprehur pakënaqësinë ndaj këtij vendimi eventual dhe të njëjtat u mbajtën para Prokurorisë Publike.
