Botë

Pentagonin nuk e befasojnë raketat e Putinit, Clintoni porosit Donald Trumpin: kujdes nga rusët

02.03.2018 13:32

Pentagoni me rastin e deklaratës së presidentit rus, Vlladimir Putin, për armatimin e ri bërthamor...

Pentagoni me rastin e deklaratës së presidentit rus, Vlladimir Putin, për armatimin e ri bërthamor kumtoi se kjo nuk është kurrfarë befasie për Armatën e ShBA-së, e cila është e gatshme ta mbrojë shtetin.
 
Zëdhënësja e Pentagonit, Dana Uajt, tha se Moska prej kohë më parë po zhvillon armatim dhe se është e përfshirë në vlerësimet amerikane. 
 
Ndërkohë që ish-sekretarja amerikane e shtetit, ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton, i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga rusët, sipas saj, ngase “rusët po afrohen edhe më shumë”.
 
“Flas si ish-sekretare e shtetit dhe si amerikane: rusët po afrohen edhe më shumë. Profesionistët tanë të inteligjencës po i luten Trumpit për të vepruar. A do të vazhdojë ai të injorojë dhe të dorëzohet, ose të mbrojë vendin tonë?”,- ka shkruar Clinton në Twitter.