Botë

Të paktën 17 të vdekur në sulmet ajrore në Afrin

02.03.2018 13:58

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kaluar gjatë një sulmit të pjesëtarëve të forcave proqeveritare...

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kaluar gjatë një sulmit të pjesëtarëve të forcave proqeveritare siriane në qytetit Afrin, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut me seli në Londër.
 
Në kumtesë theksohet se mes të vdekurve janë tre pjesëtarë të Forcave për mbrojtje të popullit të kurdëve sirianë, ndërsa viktimat tjera janë luftëtarë të formacionit paraushtarak lojal të presidentit sirian Bashar al Asad.
 
Luftëtarët e formacionit paraushtarak proqeveritar javën e kaluar kanë hyrë në rajonin e Afrinit, që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Sirisë, me qëllim, siç është paralajmëruar, t'u ndihmojnë forcave të kurdëve sirianë që ta refuzojnë ofensivën turke.
 
Armata turke më 20 janar në rajonin e Afrinit e filloi operacionin ushtarak "Dega e ullirit" kundër Forcave për mbrojtje të popullit, me qëllim, siç paralajmëroi Anrakaja, t'i shtypë luftëtarët e saj në rajonet përgjatë kufirit sirian të Turqisë.
 
Mediat turke, njoftuan se luftëtarë të Armatës kryengritëse siriane të lirë, të shoqëruar nga pjesëtarët të njësiteve speciale turke, mëngjesin e sotëm kanë hyrë në qytetin Raxho, në veriperëndim të Afrinit.
 
Sipas burimeve të njëjta, luftëtarët e Armatës së Lirë siriane tashmë kanë ndërmarrë kontroll mi dy fshatra afër Raxhos dhe se avancojnë drejt qendrës së qytetit, duke luftuar kundër pjesëtarëve të Forcave për mbrojtje të popullit.
 
Televizioni Haberturk informoi se me aksionin e sotëm në Raxho ka filluar faza e dytë e operacionit "Dega e ullirit", e cila parashikon "pastrim të vendbanimeve më të mëdha nga terroristët".
 
Sipas televizionit, aksion i ngjashëm për ditët në vijim planifikohet edhe në qytetin Xhinders, që ndodhet në jugperëndim të Afrinit.
 
Ankaraja i konsideron Forcat për Mbrojtje të Popullit për degë siriane të Partisë Punëtore Kurde, e cila nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar lufton për autonomi të kurdëve në Turqi.
 
PKK ndodhet në listën e organizatës terroriste të Turqisë, SHBA-së dhe BE-së./mia