Kuvend, institucionet standardizojnë raportet
12 institucione të pavarura të cilat kanë obligim t’i raportojnë Kuvendit, do të standardizojnë raportet e tyre...

12 institucione të pavarura të cilat kanë obligim t’i raportojnë Kuvendit, do të standardizojnë raportet e tyre. Përmes formës së standardizuar të raporteve pritet të rritet efikasiteti në punën e institucioneve të pavarura, por në të njëjtën kohë edhe efikasiteti i Kuvendit dhe trupave të tij punues.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, hapi dilemën nëse Kuvendi luan rolit mbikëqyrës mbi pushtetin ekzekutiv, sipas tij, që duhet të sigurojë realizim të tërësishëm të parimeve të parlamentarizmit bashkëkohor dhe të demokracisë parlamentare.
“Gjithsesi, dilema apo pyetja, para së gjithash, ka të bëjë me rolin mbikëqyrës të Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv. Jam i bindur se si Kuvend jemi në rrugën e duhur edhe pse mund të ecim me hapa të vegjël drejt këtij qëllimi. Dua të sqaroj se këtë e mendoj para së gjithash si deputet e më pas edhe si kryetar i Kuvendit. Të rikujtoj se këtë muaj, përmes formave dhe ngjarjeve të ndryshme, pikërisht roli mbikëqyrës i Kuvendit është në fokusin e angazhimit tonë si deputetë”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Kreu i Komisionit për Sistem Politik, Aleksandër Kiracovski, thotë se shumica aktuale është përcaktuar që t’i japë jetë rolit mbikëqyrës të Kuvendi.
“Në të kaluarën s’kishte vullnet për kontroll të thellë mbi institucionet që duhet të punojnë në funksion të qytetarëve. I ikej transparencës ndaj qytetarëve, parlamentit dhe institucioneve të tjera të sistemit, ndërsa ne, sot, vendosëm që t’i japim jetë pikërisht rolit të Kuvendi që të jetë kontrollor i vërtetë i pushtetit ekzekutiv. Kontrolli i përforcuar mbi institucionet e sistemit do të thotë përgjegjësi më e madhe”,- u shpreh kryetari i Komisionit për Sistem Politik, Aleksandër Kiracovski.
Përcaktimi i formatit të raporteve, të cilat organet dhe institucionet e pavarura i dorëzojnë në Kuvend, ka gjetur edhe përkrahjen e OSBE-së, e cila konsideron se në këtë formë ofrohet pasqyrë më e qartë për punën e institucioneve.
“Raporti vjetor është kanali kryesor i komunikimit mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura. Shablloni i ri i informimit duhet t’u mundësojë institucioneve që të ofrojnë pasqyrë më të strukturuar punës së tyre, kompetencat, arritjet, rezultatet, por njëkohësisht t’u përgjigjen sfidave dhe pengesa në formë efikase me rekomandime se si do t’i tejkalojnë ato”,- tha Ninoslav Vasiljeviq nga OSBE.
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në nëntor të vitit 2017, përcaktoi nevojën për standardizimin e raporteve të organeve dhe institucioneve të cilat kanë bazë ligjore të dërgojnë raporte në Kuvend. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
