Mjekësia kardiovaskulare, kardiologët nga rajoni dhe nga BE-ja shkëmbejnë përvojat

02.03.2018 18:10

Kardiologë eminentë nga rajoni dhe Europa shkëmbyen përvojat e tyre....

Kardiologë eminentë nga rajoni dhe Europa shkëmbyen përvojat e tyre sa i përket të rejave në sferën e mjekësisë kardiovaskulare.

Profesorët thanë se tani është bërë zhvillim në operacionet kardiovaskulare dhe të njëjtat mund të bëhen pa pasur nevojë që të gjitha procedurat e operacionit të bëhen në zemër të hapur.

“Në këtë degë të kardiokirurgjisë janë bërë shumë ndryshime, ka mundësi të reja. Te rejat në këtë drejtim janë se jo të gjitha procedurat duhet të bëhen në zemër të hapur. Procedurat klasike inovative do të jenë më të sigurta për pacientët, sepse ka një përparim të madh edhe në kujdesin intensiv por edhe në analizat mikrobiologjike”,- deklaroi drejtori i Fakultetit Kardiohirurgjik Të Frankfurtit, Anton Moric.

Sipas kardiologut, Zhan Mitrev, në Maqedoni është bërë një përparim i madh sa i përket operacioneve kardiovaskulare.

“Kirurgjia kardiovaskulare para 18 viteve nuk ka ekzistuar në Maqedoni si veprimtari. Të gjithë pacientët shëroheshin jashtë vendit, që atëherë e këndej ne arritëm të bëjmë një program të tillë që pacientët që janë në listë për t’u operuar të mos presin, ndërsa më duhet të them se atëherë kur kemi filluar kishte më shumë se 500 persona në listë që prisnin për operacion”,- theksoi kardiologu, Zhan Mitrev.

Edhe pse është bërë përparim i madh në diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve të zemrës, prapë se prapë shqetësuese janë të dhënat sa i përket vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ato janë shkaktarë kryesorë të vdekjes, pasi sipas të dhënave statistikore rreth 10 mijë pacientë në vit vdesin si pasojë e sëmundjeve të zëmrës. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)