KShPK, Tanturovski nuk e ka ndërmend të japë dërëheqje
02.03.2018 18:48
Edhe përkundër skandalit për keqpërdorim të parave në Komisionin Kundër Korrupsionit....

Edhe përkundër skandalit për keqpërdorim të parave në Komisionin Kundër Korrupsionit, kryetari i Komisionit, Igor Tanturovski, thotë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet.
Ai thotë se nuk ndjen kurrfarë përgjegjësie, për shkak se në asnjë mënyrë nuk është theksuar në raportet revizore dhe nga këto arsye nuk ka për qëllim të japë dorëheqje nga funksioni.
Tanturovski konsideron se rasti është instruktuar. Raporti revizor, sipas Tanturovskit, ka qenë për përdorim të brendshëm me rekomandime se si të tejkalohen mangësitë e konfirmuara, ndërsa nxjerrja e tij në opinion ka për qëllim vetëm të diskreditohen anëtarët dhe Komisioni si institucion.
