Gjykata Supreme në Athinë, shtyhet seanca për Grujovskin dhe Boshkovskin

02.03.2018 19:00

Gjykata Supreme në Athinë e ka shtyrë për më 9 mars seancën....

Gjykata Supreme në Athinë e ka shtyrë për më 9 mars seancën ku duhej të shqyrtohej ankesa për vendimin e ekstradimit për ish-drejtorin e DSK-së, Gorna Grujevskin, dhe kolegun e tij, Nikolla Boshkovskin.

Seanca u anulua për shkak se mungonte njëri nga avokatët. Sipas programit të gjykatës, bashkë me Grujevskin dhe Boshkovskin sot do të gjykoheshin edhe 18 raste tjera.

Seanca e kaluar e caktuar për më 16 shkurt u shty për shkak të periudhës së shkurtër që kishin avokatët të shqyrtojnë lëndën dhe sepse nuk kishte përkthyes. Në sallën gjyqësore ishte e pranishme një përkthyese zyrtarisht e emëruar, por nga gjuha bullgare në gjuhën greke dhe anasjelltas.

Tërë kohën derisa ka zgjatur dialogu midis gjykatëses dhe avokatëve ajo ka përkthyer, por nga avokatët u theksua se është e nevojshme të sigurohet përkthyes nga gjuha maqedonase.