BE: Mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme

02.03.2018 19:14

“Përforcimi i bizneseve lokale për sfidat në tregjet globale” është projekti i radhës i financuar nga Bashkimi Europian....

“Përforcimi i bizneseve lokale për sfidat në tregjet globale” është projekti i radhës i financuar nga Bashkimi Europian me qëllim të rritjes së kapacitetit të kompanive të vogla dhe të mesme në vend. Organizatorët e projektit apelojnë që bizneset e vogla dhe të mesme në vend t’i shfrytëzojnë ndihmat financiare nga BE. Në kuadër të projektit do të ketë dhe ndihma direkte për zhvillimin e resurseve njerëzore.

“Projekti synon përforcimin e kapaciteteve të  kompanive të vogla dhe të mesme që të mund të aplikojnë në fondet që jepen nga BE, gjegjësisht që të mund t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat financiare që BE i jep për bizneset këtu në vend. Në kuadër të projektit kemi ndihma direkte  për kompanitë e vogla dhe të mesme, posaçërisht për zhvillimin e resurseve njerëzore, duke organizuar trajnime edhe për mënyrën e aplikimit dhe për t’i njoftuar me kriteret që kërkohen nga BE”,- tha organizatorja e projektit.

Shpallja e projektit është bërë sot në Gazetën Zyrtare dhe se 10 kompanitë që do t’i plotësojnë kushtet do të udhëtojnë për në Itali, ku do të gjejnë partnerë dhe do të aplikojnë për thithje të fondeve të tjera nga Bashkimi Europian. (Gazmend Rexhepi, TVM2)