Menaxhimi me mbeturinat, Zaev dhe Duraku u propozojnë komunave menaxhimi me mbeturinat ti bartet qeverisë
Kryemisnitri i vendit, Zoran Zaev dhe Minsitri i Ambientit, Sadulla Duraku....

Kryemisnitri i vendit, Zoran Zaev dhe Minsitri i Ambientit, Sadulla Duraku u propozuan kryetarëve të komunave që qeveria përkohësisht të marrë menaxhimin me mbeturinat.
Deri tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte e përqëndruar në krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave rajonale të vetëqëndrueshme për tetë rajonet planore, por pjesa më e madhe e komunave në të gjitha rajonet treguan kapacitete tejet të vogla që të vendosnin në mënyrë të pavarur këtë sistem, u tha në takimin e punës me kryetarët e komunave.
Por Zaev dhe Duraku premtuan se sapo të organizohet grumbullimi i mbeturinave në tetë rajonet planore që përfshijnë të gjitha komunat në vend, kompetencat përsëri do tu kthehen komunave.
“Që nga viti 2008 me vendosjen rajonale dhe organizimin mes 9 dhe 13 komunave sa kanë rajonet kjo punë nuk lëvizi. Mënyra e organizimit të mbeturinave paraqet edhe veprimtari serioze ekono9mike që merr pjesë në brutoprodhimin vendor. Nëse jemi të mençur do të krijojmë vlerë shtesë në Maqedoni” – tha kryeministri, Zoran Zaev.
“Propozoj që komunat fillimisht të sjellin vendim për delegimin e të drejtës për zbatimin dhe realizimin e deponive regjionale të pushtetit qëndror. Lokacionet ku do të ndërtohen këto deponi të cilat i përcakton studimi i fizibilitetit të pranohen nga ana e komunave ashtu siç janë” – tha ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Sadulla Duraku.
Duke mbështetur propozimin e qeverisë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në cilësinë e Kryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, theksoi se sistemi egzistues për tu përballur me mbeturinat është joefikas.
“Koncepti për menaxhim me mbeturinat e ngurta është në ngecje në Maqedoni dhe en jemi të obliguar para së gjithash ndaj njerëzve që i përfaqësojmë por edhe ndaj gjeneratave të ardhëshme të sigurojmë ambient më të shëndetshëm, prandaj punët që ngecin në vend duhet lëvizur” – tha Kryetar i BNJVL-së, dhe njëherit Kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Me këtë rast u theksua se pritshmëritë janë që deri në fund të mandatit katërvjeçarë të pushtetit lokal, pjesa më e madhe e problemit të menaxhimit me mbeturinat komunale të ketë përfunduar.(Gyltene Sinani, TVM2)
