UKRAINË-RUSI

Sanksionet ndaj Rusisë, të padobishme për Ukrainën

17.07.2014 18:23

Sanksionet e reja, sipas Medvedevit, do ta bashkojnë shoqërinë ruse kundër "vendeve dhe njerëzve, të cilët po përpiqen ta kufizojnë vendin dhe të veprojnë kundër interesave të qytetarëve të saj..

Sanksionet kundër Rusisë, nuk kanë asnjë dobi për Ukrainën, deklaroi kryeministri rus, Dimtirij Medvedev, në seancën qeveritare për sanksione të reja kundër bankave dhe kompanive ruse dhe shtoi se ato janë të kundërligjshme, sepse janë në kundërshtim me vendimet e Kombeve të Bashkuara.

"Sanksionet janë gjë e keqe, ato nuk sjellin optimizëm në ekonomi as te njerëzit dhe asnjëherë nuk sjellin sukses të dukshëm. Pak më shumë sanksione nuk mund t'i shkaktojnë dëm të parikuperueshëm ekonomisë, e cila do t'i  ekspozohet presionit të tillë. Përvoja ndërkombëtare tregoi se sanksionet e tilla ende askënd nuk kanë hedhur në gjunjë"- deklaroi kryeministri rus, Dimtirij Medvedev.

Sanksionet e reja, sipas Medvedevit, do ta bashkojnë shoqërinë ruse kundër "vendeve dhe njerëzve, të cilët po përpiqen ta kufizojnë vendin dhe të veprojnë kundër interesave të qytetarëve të saj”. Sipas Medvedev, kjo thjesht i kthen në vitet e 80-ta nga shekulli i kaluar në marrëdhëniet me shtetet.

Ndryshe, SHBA-të dhe BE kanë forcuar dukshëm sanksionet kundër Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë, ku vetëm disa orë pasi është njoftuar për sanksionet e SHBA-së, aksionet në bursën ruse kanë rënë për rreth 3 për qind. (Leunora Kaliqi, TVM2)