Maqedoni
Junker: BE nuk bën presion për zgjidhjen e çështjes së emrit
03.03.2018 12:25
Kreu i Komisionit Evropian Zhan Klood Junker pas kthimit të vizitiës së vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Kreu i Komisionit Evropian Zhan Klood Junker pas kthimit të vizitiës së vendeve të Ballkanit Perëndimor tha se BE- ja aspak nuk bënë presion ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ai në intervistën e dhënë për “Euronjuz” refuzoi të përgjigjet me saktësi për atë nëse është ose jo e arsyeshme kërkesa e Greqisë që Maqedonia të ndryshoj Kushtetutën, por njëherit inkuaroj intensifikimin e bisedimeve.
“Presioni nuk është mjet të cilin duhet ta përdorim. I inkurajojmë Greqinë dhe IRJM-në për të gjetur zgjidhje për çështjen për emrin, ata janë të angazhuar në negociata, ne nuk duhet të intervenojmë”, thotë Junker.
Junker mandej sqaroi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perndimor është i mundshëm vetëm me përmbushjen e të gjitha kritereve të nevojshme për tu anëtarësuar dhe për këtë arsyje vitin 2025 e propozon si mundësi e jo si premtim për anëtarësimin e vendeve të ballkanit në BE.
“Asnjë vend nuk do të anëtarësohet në BE përderisa nuk mbyllen të gjitha çështjet e hapura kufitare. Në Ballkan duhet të vendoset rend. Ne nuk dëshirojmë të importojmë jostabilitet, por dëshirojmë të ekportojmë stabilitet nga ballkani perendimor”, tha Junker
Në ndërkohë kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kryetarin e KE-së Junker deklaroi se është në pritje që deri në muajin qershor maqedonia të merr rekomandimin dhe të filloj me negociatat e BE-së për anëtarësimin e vendit në BE.
REXHEP QAMILI
