Ekonomi
Qeveria me qasje të njejtë për investuesit, Halili: Ekonomia varet nga zgjidhjet politike
03.03.2018 14:04
Qeveria aktuale po bën përpjekje që përmes planit për rritje ekonomike, ligjet e miratuara në kohën e qeverisë Gruevski....

Qeveria aktuale po bën përpjekje që përmes planit për rritje ekonomike, ligjet e miratuara në kohën e qeverisë Gruevski ti implementojë në praktikë në mënyrë transparente sa u perket ofrimit të kushteve si për investitoret e huaj edhe për ato vendorë. Por sa kjo mënyrë do të sjell investime të reja.
Eksperti ekonomik Arben Halili i vlerëson si positive masat e dedikuara për thithje të investimeve të huaja nga ana e qeverisë, të cilat sipas tij do të kontribojnë për thithje të investimeve të reja. Por ajo që e cilëson si dukuri negative është fakti që qeveria për një kohë të gjatë la në hije interesat ekonomike të shtetit dhe të kompanive duke u marrë me çështje politike, siç është çështja e zgjidhjes së emrit. Halili vlerëson se aktivitetet ekonomike duhet të përshpejtohen.
“Sikur prioritetet shtetërore faktorin ekonomik e neglizhuan gjatë kësaj periudhe dhe kjo pa diskutim nuk është diçka që mund të ketë një vlerësim pozitiv, për vet faktin se çështja e zgjidhjes së emrit dhe çështja e përmirësimit të klimës ekonomike nuk duhet të jenë të ndërlidhura në drejtim të asaj që do të zgjidhet njëra pastaj tjetra sepse janë dy procese që mund të shkojnë paralelisht dhe patjetër që çështja e zgjidhjes së problemeve ekonomike me të cilat janë përballur kompanitë deri më tani nuk është diçka që mund të pres”, tha Arben Halili.
Mungesa e fuqisë puntore dhe e kuadrit profesional vazhdon të jetë pjesë që dëmton ekonominë e vendit me kuadër punëtor. Andaj Halili bën thirje për reforma të patjetërsueshme në sistemin arsimor, përmes të cilave do ët orientohen të rinjtë të shkojnë në shkolla teknike.
“Ajo që shpeshherë na paraqitet si problematik është çështja e fuqisë puntore të disponueshme, që në Maqedoninë Veri-Perendimore nuk është problem fuqia puntore. Por kemi vërejt që edhe pengesa të tjera që mund të paraqiten janë efektet të cilat i gjeneron sistemi arsimor obligativ i mesëm, e që dukshëm privon një pjesë të madhe të të rinjëve, të cilët ndoshta nuk mund të jenë shumë të prirur për shkollë por atë periudhë katër vjeçare mund ta shfrytëzonin për të mësuar një zanat, që më shumë mund tiu hynte në punë edhe kompanive vendore por edhe atyre të huajat”, shtoi Halili.
Ligji për mbështetje financiare të investime, në të cilën janë paraparë një sërë masash për mbështjetje te investitorëve të huaj por edhe atyre vendor pritet të jetë së shpejti në procedurë qeveritare, pastaj i njejti duhet të merr dritën jeshile në parlament.
ERSAN PAJAZITI
