Maqedoni
Bisedimet për emrin midis Shkupit dhe Athinës, Pajat: SHBA e interesuar të fitoj diplomacia
03.03.2018 14:32
Ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat lidhur me bisedat për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë...

Ambasadori amerikan në Greqi, Xhefri Pajat lidhur me bisedat për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë tha se SHBA-të janë shumë të interesuara që të fitojë diplomacia, e cila për momentin është në vijim.
Duke folur në panel diskutimin në kuadër të Forumit ekonomik në Delfi të Greqisë, Xhefri Pajat, tha se mënyra më e mirë që të ndihmojë është të mos spekulojë shumë rreth procesit dhe perspektivave.
"Ajo që do të them është e qartë për SHBA-të, se të dy palët këtë e shohin si mundësi që këtë çështja ta lënë pas”, tha ambasadori amerikan.
Xhefri Pajat ka folur edhe për ndikimin rus, duke thënë se janë të shqetësuar dhe se sipas tij, ndikimi rus është nxitje shtesë për Amerikën që të punojë dhe të investojë për përparimin evropian dhe evro-atlantik të vendeve nga rajoni.
