Maqedoni
MPB promovoi gjeneratatën e re të policëve
03.03.2018 15:58
Gjenerata e re e policëve të diplomuar do ti shërbejnë MPB-së dhe vendit tonë....

Në qendrën për stërvitje në Idrizov u promovuan 609 kandidatët e rinj për nëpunës policor të cilët me sukses kaluan trajnimin njëvjeçar në akademin e policëve. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski u uroj kandidatëve për suksesin e arritur dhe u dëshiroi sukses në punën e tyre si police.
"Jeni në fillim të një sfide të re në jetë, e ajo është të bëheni pjesë e policisë së Maqedonisë. Kaluat stërvitje, ku mësuat për rregullat nëpër të cilat duhet të punoni, ligjet të cilat duhet t'i zbatoni. Besoj se kjo stërvitje për juve ishte investim në të ardhmen e juaj. Por, besoni se ky është investim edhe i MPB-së dhe i kolegëve nga Qendra për stërvitje. Qëllimi i ynë është të aftësojmë kuadro të reja të cilat do të jenë pjesë e sistemit të sigurisë së shtetit tonë", tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Gjenerata e re e nëpunësve policor ishin të ndarë në tre module arsimore, komunikacioni, rendi publik dhe punët kufitare. Në promovimin e gjeneratës së re të policëve të pranishëm ishin dhe zëvendesministri i brendshëm Agim Nuhiu dhe sekretari shtetëror në MPB Magdallena Nestorovska.
REXHEP QAMILI
