Maqedoni

Maqedoni–Serbi: Kontrolle të përbashkëta kufitare

03.03.2018 16:30

Së shpejti organet kompetente doganore të Maqedonisë dhe Serbisë do të kryejnë kontrolle të përbashkëta në pikat kufitare midis dy shteteve....

Me këtë marrëveshje ,në vend të kontrolleve të dy fishta veç e veç , pritet që të dy palët të kryejnë vetëm një kontroll, me çka do të përgjysmohet koha e pritjes në pikat kufitare. Ky paraljamërim është mirëpritur tek pasagjerët , të cilët sidomos gjatë muajve të verës në këto vendkalime kufitare pritnin me orë të tëra.
 
Ekipi i TVM 2 vizitoi vendkalimin kufitar në Tabanoc , prej nga sjellim përshtypjet e para të pasagjerëve nga kjo marrëveshje:
 
“Lajm shumë i mirë.Shpresojmë se nuk do të ketë më pritje të gjata”
 
“Lajmi është përgjithsisht i mirë, mirëpo ende nuk kemi dëgjuar për këtë”
 
“Shpresoj se do të ketë më pak pritje në pikën kufitare  kështu që për pasagjerët do të jetë një lehtësim i madh”
 
“Mirë do të jetë sepse do të zvoglohet edhe më tepër pritja në kufi“, deklaruan për TVM2 pasagjerët e rastit në vendkalimin kufitar në Tabanoc.
 
Sipas marrëveshjes kontrollimet e përbashkëta kufitare do të kryhen në vendkalimet kufitare në Tabanoc dhe Prohor Pçinski. Mirëpo burimet e TVM2 njohtojnë se megjithatë aplikimi i kësaj marrëveshje fillimisht do të zbatohet në vendkalimin kufitar në pjesën e hekurudhës në Tabanoc , kurse më vonë edhe në dy vendkalimit tjera.
 
NEXHAT AQIFI