Maqedoni

Morën fund temperaturat sibiriane, rikthehet shiu, hidrologët: Kujdes me shtretët e lumenjve

03.03.2018 17:01

Rreshjet intensive të shiut dhe shkrirja e borës si pasojë e temperaturave të nxehta mund të shkaktojnë rritjen e nivelit....

Rreshjet intensive të shiut dhe shkrirja e borës si pasojë e temperaturave të nxehta mund të shkaktojnë rritjen e nivelit të lumenjëve dhe daljen e tyre nga shtrati. Hidrologët alarmojnë në kohë të kihet kujdes me shtretët e lumenjve në pjesën perendimore të vendit.
 
“Rrijte të nivelit të ujit të lumenjve pritet të ketë në pjesët perendimore të vendit, aty ku pikerisht janë paralajmëruar edhe reshjet e reja të shiut. Rritje te nivelit të ujit mund të ketë tek lumenjt  Radika, Treska dhe Vardar në Gositvar”, tha Vasko Stojov, hidrolog.
 
Sinoptikanët për TVM-2 nuk parashikojnë ngrica dhe acar por rritje graduale të temperaturave.
 
“Deri në fund të kësaj jave në gjithë vendin tonë do të ketë vranësira dhe rershje intensive të shiut. Temperaturat e ditës të hënën do të lëvizin prej 6 deri më 12 gradë celsius, ndërsa nga ditën e martë prritet rritje të reja të temperaturave”, tha Ivana Petroviç, sinoptikane.
 
Autoritet përkatëse u apelojnë të gjithë drejtuesve të automjeteve që lëvizin në brendi të vendit të bëjnë kujdes nga shembja e dheut në disa akse rrugore.
 
REXHEP QAMILI